“Revolucion” në aeroport: Franca, skaner 3D për kontrollin e bagazheve të dorës

27/04/2023 14:57

“Nuk keni nevojë të merrni absolutisht asgjë nga bagazhi juaj i dorës”.

Kjo ndodh me udhëtarët në aeroportin francez të Orly, ku autoritetet po eksperimentojnë me një mënyrë të re për të kontrolluar bagazhet thjeshtë, shpejt dhe me saktësi, skanerin 3D.

“Dallimi është se nuk do të keni më nevojë të hiqni kompjuterin tuaj, telefonat, lëngjet, make-up, etj”, shpjegoi Edward Arkwright, menaxher i përgjithshëm ekzekutiv i grupit Aéroports de Paris, ADP. Në terminalin 3 të këtij aeroporti, ku dy skanerë po testohen tashmë që nga tetori, disa pasagjerë habiten që nuk u duhet më të hapin çantat për kontrollet e zakonshme rutine në të tilla situate.

Përveçse se kursen kohën për të dyja palët, kjo teknologji përmirëson edhe saktësinë e kontrolleve nga përgjegjësit e sigurisë. Nëse aeroportet e tjera europiane si Heathrow e Londrës, apo Schipoli në Amsterdam, po eksperimentojnë gjithashtu me sistemin, Parisi ka marrë versionin më të fundit të softuerit dhe për këtë arsye, ka qenë më i shpejtë në vënien e idesë në zbatim.

Imazhet 3D të çantës mundësojnë verifikimin e saj në çdo kënd. Edhe nëse ka ndonjë hije dyshimi, atëherë kalohet në kërkim manual, e kjo zgjat dy apo tre minuta. Punonjësit e Sécuritas, një kompani nënkontraktore e ADP-së, janë tashmë mjaft t kënaqur që nuk duhet të përsërisin “një mijë herë në një orë sesi duhen hequr të gjitha lëngjet që udhëtarët mund të kenë me vete”, siç shprehen ata. Pas kësaj faze eksperimentale njëvjeçare në Orly, sistemi do të testohet në aeroportin Charles-de-Gaulle nga tetori 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA