Banorët e qytetit të Bulqizës ndihen te rrezikuar nga qentë endacakë që grumbullohen në tufë në pedonalen e qytetit.
Qentë ushqehen ne kazanët e mbeturinave vetëm pak metra larg spitalit të Bulqizës. Banorët thonë se qentë që kanë sulmuar edhe njerëz janë sjellë në qytetin e tyre nga bashkitë e tjera
“Qentë endacakë janë shumë problem për komunitetin, janë të pavaksinuar, kanë sëmundje. Mblidhen nga të gjitha rrethet dhe i sjellin këtu”, shprehet një qytetarët.
“Kanë probleme, janë të pavaksinuar, kanë sëmundje. Është problem për fëmijët dhe për të gjithë”, thotë një tjetër.
Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se kanë kërkuar ndihmë disa persona me kafshime, jo vetëm nga qyteti por edhe nga fshatrat përreth.
“Kanë pasur shumë kafshime, vitin që kaloi kishte mbi 20 raste. Këtë vit, deri më tani, ka pasur 5-6 raste”, tregon mjeku.
Top Channel