Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol, këndon “American Pie” në darkën shtetërore (Video)

27/04/2023 08:50

Në fund të një darke shtetërore në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Presidenti Joe Biden ftoi Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol për të kënduar këngën American Pie.

Yoon mori mikrofonin dhe filloi të këndonte në anglisht, ku të gjithë filluan ta duartrokisnin. Yoon ndodhet në Uashington për të diskutuar një sërë çështjesh dhe ka siguruar një marrëveshje historike me SHBA-në për të kundërshtuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA