Një 54 vjeçar është shpallur në kërkim pasi goditi me mjet të fortë në kokë një person në Korçë.
Sipas policisë për M. R., banues në fshatin Podgorie të Maliqit, janë referuar materialet në Prokurori, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur një 37 vjeçar i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu një 66 vjeçar në Pogradec është në ndjekje penale në gjendje të lirë. P. M., banues në fshatin Guras, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me fjalë një 68-vjeçar.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
“DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 66 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 68-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. R., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel