Kurbin/ Po shtronin rrugën, punonjësit e firmës private kërcënohen me armë gjahu nga një 48-vjeçar

27/04/2023 14:37
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestuar, pasi ka kërcënuar me armë gjahu në fshati Shpërdhet të Kurbinit, disa punonjës të një firme private, të cilët po merreshin me shtrimin e një rruge.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Ata sekuestruan armën e gjahut “Shotgun” dhe municionin luftarak.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 48-vjeçari, për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA