Pse po zhvlerësohet euroja në tregun shqiptar, a vjen kjo si pasojë e shtimit të parave informale? Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj iu përgjigj interesimit të gazetarëve por edhe gjithë publikut duke u shprehur se euron në vend e zhvlerësuan turistët.

“Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet që kemi pasur në këtë vit. Kemi pasur një fluks turistësh shumë të lartë, më të lartë edhe se në vitin 2019. Nga ana tjetër ka qenë një vit ku investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka bërë që leku të forcohet. Pra kanë qenë të ndikuara nga remitancat dhe hyrjet e shumta të turistëve”.

Sipas ministres, nga zhvlerësimi i euros kanë humbur ato kompani  që i kanë lidhur kontratat kohë më parë dhe jo ata që kanë një kredi.

“Shqipëria prej shumë vitesh ka vendosur që të aplikojë një kurs këmbimi jo të fiksuar por të lirë. Kursi i këmbimit të lirë, në krizat e njëpasnjëshme që ne kalojmë, ka qenë një stabilizues i funksionimit dhe të gjitha goditjeve që kemi pasur. Ka disa kompani që fitojnë dhe disa që humbin dhe kjo është pjesë e riskut të të bërit biznes. Kompanitë që kanë pasur humbje janë ato që kontratat i kanë lidhur shumë kohë më parë, para se të zhvlerësimi i euro. Ne analizojmë me kujdes çdo lëvizje. Kursi i këmbimit nuk afekton vetëm kompanitë eksportuese. Normat e interesit të kredive në euro kanë bërë që euroja të bëhet atraktive. Analiza bëhet në të gjithë fushat”.

Ministrja e njohu publikun edhe me dy vendime të rëndësishme të qeverisë. I pari është një program aftësimi që synon përgatitjen profesionale dhe punësimin e të rinjve nga mosha 15 deri në 29 vjeç. Po ashtu qeveria miratoi strategjinë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit që synon fuqizimin e bursës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA