Një grua 47-vjeçare ka vdekur, pasi thithi një produkt pastrimi që po përdorte për të zhbllokuar lavamanin e saj.
Angela Gil, nga qyteti i Gijon, në veri-perëndim të Spanjës, pësoi dështim të rëndë të frymëmarrjes, pasi përdori një ilaçi që ndihmon në zhbllokimin e lavamanëve.
Ajo nisi punët e shtëpisë që në mëngjes dhe në momentin kur derdhi produktin në lavaman, mendohet se shkaktoi një lloj reaksioni kimik që rezultoi vdekjeprurës. Ajo filloi të kishte probleme me frymëmarrjen dhe doli me nxitim nga banesa e saj për të kërkuar ndihmë nga fqinjët, por për fat të keq nuk ndodheshin në shtëpi, raportojnë mediat lokale.
Pak më vonë, një nga fqinjët e saj që po kthehej në shtëpi, e gjeti të rrëzuar pranë ashensorit.
Fqinji lajmëroi urgjencën dhe u përpoq për t’i shpëtuar jetën. Mjekët mbërritën shumë shpejt dhe kur arriti në spital u konstatua se gruaja kishte humbur jetën.
Top Channel