Kursimet nga emigracioni, Sokol Plepi i investoi në një fabrikë të përpunimit të mbetjeve plastike.

Biznesi i tij në Kuman të Roskovecit, prej 2 vitesh mbulon tregun e kubikëve që përdoren në bujqësi, në të gjithë Shqipërinë.

Sokoli tregon se ky investim ka ardhur pas një pune dhe përvoje gati 8-vjeçare në Greqi, së bashku me vëllanë e tij.

“Edhe në shtetin grek punoja në një fabrikë të përpunimit të mbetjeve plastike dhe këtë përvojë e solla në Kuman. Nga një punishte e vogël ku zhvillova këtë aktivitet për 6 vjet, arrita që para 2 vitesh me të ardhurat tona financiare të ndërtoja objektin dhe makineritë që kryejnë të gjitha proceset teknologjike të përpunimit dhe prodhimit plastik të kubikëve të fidanëve për bujqësinë dhe deri te vazot e luleve”, thotë biznesmeni.

Sokoli thotë se deri këtu ia ka dalë pa ndihmë nga shteti por  tashmë i duhet mbështetje për panelet diellor ne prodhimin e energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA