Eda Gemi, e cila merret prej vitesh me studimin e fenomenit të emigracionit të shqiptarëve, kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë, thotë se në vitet 90-të asnjëri prej këtyre vendeve nuk ishte përgatitur për të pritur këtë valë emigracioni.

“Ishin vende që nuk kishin as backgroundin ligjor, juridik, administrativ dhe as kulturën e të bashkëjetuarit me njëri-tjerin në vitet ‘90-të. Kështu që shqiptarët që emigruan deri në vitin 2001 ishin masivisht pa dokumente. Një dekadë pa dokumente, një periudhë e trazuar që për së paku një dekadë jo vetëm nuk i njihte askush dhe as ekzistonin në kuptimin institucional”, u shpreh studiuesja e fenomenit të emigracionit Eda Gemi.

Si pasojë e mosnjohjes shqiptarët deri në vitet 2000 vuajtën në kurriz diskriminim dhe dhunë, madje u kthyen në demonët e rinj.

“Kjo nënkupton një trajtim institucional ndoshta edhe diskriminues, do të thotë që gjithë kjo fuqi punëtore nuk kishin asnjë vlerë të shtuar në pensionet e tyre, plus fenomene të tjera siç është pogromi apo skupat policore e deri në mënyrën se si shqiptarët u demonizuan në mediat greke dhe italiane”, tha Eda Gemi.

Vetëm në dekadën e dytë, pra pas viteve 2000, institucionet fillojnë të reagojnë dhe ti njohin emigrantët.

“Ishte e pashmangshme, në shumë instanca nga pikëpamja e tregut të punës ishin rreth 800 mijë shqiptarë nuk mund ti mbash në të zezë”, tha Eda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA