Zelensky akuzon Rusinë pas sulmit në Kupiansk: Po bën gjithçka për të shkatërruar Ukrainën 

25/04/2023 14:07

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po bën “gjithçka për të shkatërruar [Ukrainën] plotësisht”, pas një sulmi raketor rus në Kupyansk në rajonin e Kharkiv, i cili la një person të vdekur dhe 10 të plagosur.

“Deri më tani, dihet për punonjësin e vdekur të muzeut dhe dhjetë të plagosur. Ka ende njerëz nën rrënoja,” shkroi Zelensky të martën në Twitter.

Vendi terrorist po bën gjithçka për të shkatërruar plotësisht [Ukrainën]”, shtoi ai.

“Ne nuk kemi të drejtë ta harrojmë për asnjë sekondë të vetme”, tha Zelensky. “Ne duhet ta sjellim [Rusinë] para drejtësisë si në fushën e betejës, ashtu edhe me dënime të drejta gjyqësore për terroristët.”

Forcat ruse dyshohet se kanë përdorur një raketë sipërfaqësore S-300 për të shkatërruar Kupyansk, sipas shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Andrii Yermak.

Më parë , Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, tha në Telegram se ishte Muzeu i Historisë Lokale ai që u godit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA