Ukraina nxjerr shifrat: 6 miliardë euro mbështetje financiare e marrë nga BE-ja vetëm në vitin 2023

25/04/2023 13:43

Shuma totale e mbështetjes direkte buxhetore nga BE-ja për Ukrainën në vitin 2023 deri më tani është 6 miliardë euro.

Ministria e Financave e Ukrainës publikoi shifrat pas paketës së fundit të financimit. Sakaq, Komisioni Evropian njoftoi sot dhënien e një fondi shtesë prej 1.5 miliardë eurosh për vendin.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha: “Sot ne po i ofrojmë Ukrainës 1.5 miliardë euro të tjera nën paketën tonë vjetore të ndihmës makro-financiare. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën që t’i rezistojë agresionit të Rusisë, të mbajë institucionet dhe infrastrukturën e saj në funksion dhe të kryejë reforma thelbësore.

Sipas faqes zyrtare të KE-së, mbështetja totale e vënë në dispozicion nga komisioni dhe vendet anëtare të BE-së që nga fillimi i agresionit të Rusisë shkon në më shumë se 50 miliardë euro.

Kjo përjashton mbështetjen financiare të dhënë për të kujdesur për ukrainasit që ikin nga lufta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA