Ish-komandanti i Wagner arrestohet pasi pranoi se grupi kishte vrarë fëmijë në Ukrainë

25/04/2023 12:29

Ish-komandanti i Grupit Wagner Azamat Uldarov, i cili i tha një organizate të të drejtave të njeriut në mërgim se grupi mercenar vrau fëmijë dhe civilë në Ukrainën lindore, është arrestuar.

Rrëfimin, ai e bëri në një video-intervistë të postuar në internet nga organizata Gulagu.net. Gulagu e vendosur në Francë, raporton për korrupsionin dhe torturën në Rusi.

Themeluesi i organizatës, Vladimir Osechkin, raportoi se Komiteti Hetues i Rajonit të Saratovit dhe 4 mercenarë të tjerë të Wagner e kishin kërcënuar me vdekje Uldarovin për dëshminë e tij kundër financierit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Instituti për Studimin e Luftës thotë se arrestimi i Uldarov sugjeron se Grupi Wagner është “investuar thellësisht në inkurajimin e pjesëmarrjes në mizori në mënyrë që të ndërtojë kohezionin social midis grupit”.

Një tjetër ish-anëtar i Wagner, Alexey Savich, u shfaq gjithashtu në video së bashku me Uldarov kur ky i fundit rrëfeu për krimet. Nuk dihet nëse ai është arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA