Dyshohen për spiunazh, Suedia dëbon pesë punonjës të ambasadës ruse

25/04/2023 16:33

Suedia ka informuar Rusinë se pesë punonjësve u është kërkuar të largohen nga ambasada ruse në Stokholm me dyshimin për spiunazh. 

Ministri i Jashtëm Tobias Billstrom tha në një deklaratë se aktivitetet e tyre ishin “të papajtueshme” me statusin e tyre diplomatik. 

Agjencia suedeze e sigurisë SAPO tha se “çdo diplomat rus në Suedi është një oficer i inteligjencës”. 

Se sa diplomatë nga Rusia janë caktuar zyrtarisht në Suedi është e paqartë.

Nuk është hera e parë që Suedia largon stafin e Ambasadës Ruse, pasi ju dëboi punëtorët vitin e kaluar. 

Ai gjithashtu vjen gati dy javë pasi Norvegjia fqinje tha se po dëbonte 15 diplomatë rusë, për të cilët vendi tha se ishin spiunë.

Top Channel