Një poster i kandidatit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ka ngjallur indinjatën e qytetarëve dhe komuniteteve fetare, pasi Belind Këlliçi shfaqet duke treguar gishtat e mesit me mbishkrimin “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”.
Komuniteti Mysliman ka dënuar ashpër gjestin e kandidatit të dyshes Berisha-Meta, i cili ka mbushur rrugët e Tiranës me posterin në fjalë. Përmes një reagimi, Xhamitë e Tiranës nënvizojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë.
Më tej në reagim thuhet se kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.
Xhamitë e Tiranës i bëjnë thirrje Këlliçit që të reflektojë si dhe KQZ-së që të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.
Postimi i plotë: Thirrje për reflektim! Ju lutem të reflektoni në lidhje me rëndësinë e kodit etik në procesin e zgjedhjeve. Në këtë periudhë, kur kandidatët janë duke luftuar për votën tuaj, është thelbësore të mos harroni rëndësinë e etikës në politikë.
Fitimi në zgjedhje është një objektiv i rëndësishëm për çdo kandidat, por duhet të bëhet në mënyrë etike. Kandidatët duhet të mbajnë një nivel të lartë të sjelljes dhe të respektojnë ligjet dhe rregulloret e zgjedhjeve.
Fitorja e vërtetë nuk është vetëm fitimi në zgjedhje, por edhe lufta kundër tundimit dhe shfrenimit. Kandidatët duhet të jenë shembuj pozitivë për qytetarët dhe të mbajnë një nivel të lartë të sjelljes në publik.
Në këtë rast, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka bërë një veprim të papranueshëm, duke treguar gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë. Kjo sjellje nuk është vetëm e papërgjegjshme dhe e pashembullt, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe në perceptimin e votuesve për kandidatin.
Prandaj, ne i bëjmë thirrje kandidatit të marrë vesh se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me nivelin e kërkuar të sjelljes nga kandidatët në zgjedhje. Gjithashtu, i bëjmë thirrje KQZ-së të ndërhyjë në kohë për të parandaluar ndikimin negativ të sjelljes së kandidatit në imazhin e qytetit dhe në integritetin e zgjedhjeve.
Në fund të fundit, zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm dhe duhet të jenë të ndershme dhe të paanshme për të siguruar që vota e secilit qytetar të respektohet dhe të ndikojë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tij të zgjedhur në mënyrë të përgjegjshme.
Posterat e kandidatit të Berisha-Meta, Belind Këlliçi ku ai shfaqet duke treguar gishtërinjtë e mesit, nuk miratohet as nga qytetarët në rrjetet sociale.
Qytetarët thonë se të tregosh gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë është e papërgjegjshme dhe e pashembullt. Janë pafund komentet për të kuptuar revoltën qytetare ndaj posterave fyese të Këlliçit, të cilat kalojnë çdo kufi etik.
“Si një nga përfaqësuesit e këshillit të prindërve në gjimnazin “Qemal Stafa” ku fëmija im studion shpreh mospajtim dhe dënoj këtë veprim pasi tregon mungesë qytetarie dhe fyerje për profilin e një kandidati pretendent për kryetar Bashkie. Për foto/imazhe të tilla sanksionohen penalitete në ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” ku përcaktohet se autoritetet publike e jopublike, si dhe gjykatat, kanë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës në të gjitha veprimet dhe vendimet që merren në lidhje me fëmijët. Interesi më i lartë i fëmijës nënkupton të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor, moral, shpirtëror e social”, thekson Ylli Zgjani, përfaqësues i këshillit të prindërve në gjimnazin “Qemal Stafa”.
Një tjetër komentues, Xhenina Pashaj shkruan: “Është shumë e shëmtuar që edhe e reklamon këtë sjellje si “zgjidhjen e halleve të popullit”. Ka gjëra më konkrete që sapo ke shkelur. Unë kaloj përditë në rrugët e Tiranës, përkatësisht për tek çerdhja nr.8, edhe çoj edhe fëmijën në çerdhe me gjithë këto “Postera MODERN”. Si t’ia shpjegoj që xhaxhi Beloja kandidon për të na “rregulluar” Tiranën me gishta!?”, thuhet në status.
Top Channel