Një 51-vjeçar i dënuar me 8 vite burg në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur dhe arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u vu në pranga në lagjen “Pavarësia”, Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë”– thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Osmëni u arrestua përkohësisht pasi Gjykata e Apelit të Mesinas, në Itali, e dënoi me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA