Në katër qendra votimi në Zubin Potok, nuk ka votuar asnjë qytetar për zgjedhjet e parakohshme lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qendrën e votimit në Veli Breg të Zubin Potokut janë të regjistruar 4.111 qytetarë me të drejtë vote.

Që nga hapja e kësaj qendre të improvizuar të votimit të vendosur në kontejner, asnjë qytetar nuk ka shkuar.

Situatë e njëjtë është edhe në qendrën e improvizuar të votimit në Bërnjak, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë qendër votimi mund të votojnë 629 votues.

Ndërkaq, në Jasenovik në listën e votuesve janë 387 persona.

Në Çabër, ku banojnë edhe shqiptarë, deri në orën 17:00 kanë votuar më pak se 200 qytetarë. Në këtë qendër votimi, sipas KQZ-së, janë të regjistruar 1.534 votues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA