U kapën me armë, municion dhe kanabis në banesë, arrestohet 31 vjeçari! Procedim penal për kushëririn e tij

23/04/2023 12:56

Një 31-shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike, armë dhe municione.

Si rezultat i këtij operacioni, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe kushëriri i shtetasit me iniciale A.S., një 16-vjeçar.

Shërbimet e Policisë gjetën sasi në banesat e të rinjve lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA