Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar, banues në Kashar, është proceduar penalisht mbrëmjen e djeshme pasi dhunoi fizikisht një 34-vjeçar për shkak të një sherri për motive të dobëta.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, shtetasi me iniciale A.H. është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H.., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA