Qëlloi me armë zjarri drejt marketit në fshatin Grudë e Re, shpallet në kërkim 27-vjeçari

23/04/2023 16:56

Rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, një banor nga fshati Grudë e Re T. M, ka njoftuar policinë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marktetit të tij.

Nga hetimet e policisë u identifikua dhe u shpall në kërkim 27-vjeçari L. L., 27 vjeç banues në fshatin Grudë e Re.

Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e 27-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA