Katër persona janë arrestuar në Himarë, pasi ndihmonin emigrantët për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt përfitimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta” dhe strukurat e DVP Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Border”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin drejt vendeve të BE-së, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme”- thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër, tentuan të transportonin me furgon 29 emigrantë. Një nga të arrestuarit drejtonte furgonin, sakaq 3 prej shkodranëve lëviznin me një automjet tjetër privat për të monitoruar rrugën, për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Si rezultat i këtij operacioni, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA