Dy persona janë arrestuar, një është proceduar në gjendje të lirë dhë një tjetër është shpallur në kërkim në Fier për vepra të ndryshme penale.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 60 vjeç, banues në Hekal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me kosorë, shtetasin R. B., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në Divjakë u ndalua 36-vjeçari me inicialet B. D., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Divjakës proceduan në gjendje të lirë një 17 vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetases F. S., në fshatin Çermë Sektor.
Ndërkohë, Policia e Lushnjes referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij. Vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedural për rastet e mësipërme i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel