Shifrat e publikuara nga ministria e punëve të brendshme angleze Home Office tregojnë për herë të parë sa shqiptarë janë në pritje të shqyrtimit të azilit.
Top Channel duke iu referuar gazetës The Indipendent raporton se nga totali 160,000 aplikimeve ndër vite për azil 15% e tyre ose 24,747 i përkasin shqiptarëve.
Vetëm vitin e shkuar falë çmimit të ulët sipas Home Office, në brigjet angleze mbërritën rreth 13.000 shqiptarë ose 28 % e totalit të mbërriturve prej 45,755 personave të 10 nacionaliteteve të ndryshme.
Në pamundësi dëbimi të personave nga 10 nacionalitetet e tjera pasi javë vende lufte e me konflikte vëmendja është kthyer tek shqiptarët.
Kryeministri Rishi Sunak, sekretarja e shtetit Suela Braverman dhe ministri emigracionit Robert Jenrick, e kanë theksuar se azil kërkimi nga shqiptarët duhet të konsiderohet si një kapitull i mbyllur.
Kjo me argumentin se Shqipëria është një vend i sigurtë dhe anëtarë në NATO.
Një burim nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, në Policinë e Shtetit në i tha Top Channel se prej Janarit 2023 deri më tani përmes charterave nga Anglia në Tiranë janë dëbuar 403 shqiptarë.
Mes tyre të persona të mbërritur me gomone dhe ata të cilët kishin përfunduar dënimet me një total 522 vite burg, për vepra të ndryshme penale.
Top Channel