Pas deklaratës së papritur nga presidenti serb për pushtim të plotë të veriut të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit, ka reaguar presidenca e Kosovës.
Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela është shprehur se deklarata të tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i çmendur.
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, u shoreh gjithashtu se Vuçiç duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skaletën që po përdor.
“Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealerin ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë”, ka shkruar Vela.
These Vučić’s statements prove that he is totally deranged!
Like every crackhead, he should either change his dealer or script he is using.
Vučić is proving every day that he’s the main hindrance for peace & stability in the region with his hegemonic goals & vitriolic rhetoric. pic.twitter.com/BWolhD8WdM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 22, 2023
Top Channel