Twitter-i në kaos, heq simbolin identifikues! Ç`po bën Musk?!

22/04/2023 12:54

Ndjekësit e Twitterit ndihen të çorientuar pasi kompania vendosi të heqë etiketimet që i cilësonin llogaritë e disa organizatave globale mediatike në këtë rrjet social, si “të financuara nga qeveria” ose “të lidhura me shtetin”.

Kjo lëvizje erdhi pasi platforma e pronarit Elon Musk filloi t’u hiqte simbolin blu në krah të emrit të profilit, atyre që nuk bëjnë pagesë mujore ndaj Twitter-it.Simboli blu (që në fakt është një shenjë e bardhë në një fushë blu) shërbente për të treguar se llogaria ishte verifikuar nga Twitter.

Fundi i verifikimit tradicional shënoi fillimin e një regjimi informacioni rrënjësisht të ndryshëm në Twitter, i theksuar nga imitimet pothuajse të menjëhershme të llogarive qeveritare; heqja e etiketave të përdorura më parë për të identifikuar propagandën kineze dhe ruse; dhe një përpjekje nga kompania për të ri-verifikuar individualisht disa figura të profilit të lartë si Papa Françesku.

Mes mediave të cilave u është hequr etiketimi është edhe Radio Kombëtare Publike në Shtetet e Bashkura, që njoftoi javën e kaluar se do të ndërpriste përdorimin e Twitter-it pasi llogaria kryesore e saj u etiketua si media shtetërore, një term që përdoret për të identifikuar rrjetet mediatike që kontrollohen ose ndikohen fuqishëm nga qeveritë autoritare, si Rusia apo Kina.

Edhe transmetuesi shtetëror televiziv dhe radiofonik në Kanada dhe radiot publike në Suedi morën të njëjtën vendim, duke ndërprerë përdorimin e Twitter-it. Përcaktimi si media e financuar nga qeveria i rrjetit kanadez, CBC u zhduk të premten, ashtu si edhe etiketimi i lidhjes me qeverinë për llogaritë e rrjeteve si agjencia e lajmeve “Sputnik” dhe “RT” (televizioni shtetëror) në Rusi dhe asgjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, “Xinhua”. Simboli blu në krah të llogarisë shërbente për t`i treguar përdoruesve se identiteti i tyre ishte i verifikuar dhe i dallonte ata nga mashtruesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA