Terroristë mbi gomone! Autoritetet britanike dyshojnë se 19 terroristë hynë në Angli

22/04/2023 20:09

Autoritete britanike thonë se mes të ardhurve me gomone nga Franca drejt Anglisë 19 janë persona te dyshuara për terrorizëm.

Edhe opozita tashmë kërkon deportimin e tyre, por ata nuk mund te dërgohen nga kane ardhur qofte se bendet e tyre te origjinës nuk i pranojnë, por edhe se çdo vendim ndaj tyre për deportim do duhet te kalojë përmes proceseve gjyqësore.

Siç kishte paralajmëruar Top-Channel më herët, se mes të ardhurve me gomone përmes la Manshit, mund te kishte edhe të dyshuar për terrorizëm, tashmë kjo është pranuar publikisht.

Autoritetet britanike po flasin për 19 të dyshuar që kanë mbërritur me gomone gjatë vitit të kaluar, të cilat janë pikasur përmes të dhënave operative dhe inteligjente dhe marrjes së gjurmëve të gishtërinjve në momentin e mbrotjës. Sipas medias, ata po jetojnë nëpër hotele që paguhen nga taksapaguesit britanike.

Pesë prej tyre janë irakiane, pesë iranian, katër afganë, kater nga Somalia dhe njeri është libian. Disa nga 19 të dyshuarat janë nën survejimin e shërbimit sekret britanik MI5, dhe qendrës britanike të përgjimeve GCHQ dhe policia a anti-terrorit. Shërbimi sekret MI5 ka rreth 3 mijë të ashtuquajtur “subjekte me interes” të cilët janë nën hetime akive.

Ky lloj survejimi për një të dyshuar kërkon 20 deri 25 oficere të armatosur në gatishmëri 24 ore, operacion që kushton 2 milionë sterlina në vit për një të dyshuar. Të dhënat inteligjente kundër tyre nuk mund të përdoren në gjykatat britanike dhe shërbimi i jashtëm dhe ai i brendshëm sekrete MI5 dhe Mi6 nuk preferojnë të ofrojne të dhënat e tyre nga frika e ekspozimit te aftësive të tyre survejuese ose vendosjes ne rrezik të burimeve të tyre të fshehta.

Ndërkohe me gomone drejt Britanisë kanë kaluar 5 mijë emigrantë gjatë këtij viti, edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë shumë të favorshme.

Muajit në vazhdim mbeten sprova e vërtetë e përsëritjes ose jo të trendit të vitit të kaluar ku mbërritën shumica e emigranteve apo nëse bashkëpunimi franko-anglez do jetë efikas, kur afro gjysmë milionë sterlina i janë akorduar Francës të bashkëpunojë me Britaninë për frenimin e kalimeve ilegle nëpër La Mansh.

Top Channel