Serbia dërgon ndihma ushtarake dhe humanitare në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Moska, duke i cilësuar si pjesë të Rusisë.
Ambasadori rus në Serbi Alexandar Botsan-Kharchenko ka vizituar qytetin e Cajetinës në Serbi dhe edhe zyrën për bashkëpunim me federatën ruse ku mblidhen ndihma humanitare e ushtarake të cilat si destinacion kanë regjionet e ndryshme të Rusisë.
Autoritet serbe njoftuan se do të dërgonin ndihma në Zaporizhzhya, rajonin e Ukrainës që është pushtuar nga Rusia.
Edhe pse ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë bërë thirrje Beogradit që të vendos sanksione ndaj shtetit rus për shkak të luftës që po bën në Ukrainë, Serbia po vazhdon t’i thellojë bashkëpunimet me zyrtarët e Vladimir Putinit në Serbi.
Madje me sa duket, predidenti serb, Aleksandër Vuçiç po e cilëson rajonet e pushtuara ukrainase si pjesë e shtetit rus.
Ekspertet thonë se vendimi për dërgimin e ndihmave në një rajon që është pushtuar nga Rusia, tregon më së miri “afrimin” e Aleksandër Vuçiçit me presidentin e Rusisë.
Ambasadori rus mori pjesë edhe në ceremoninë e emërtimit të një rruge në emër të vullnetarit nga Rusia Vitaly Bulakh që ishte pjesë e ushtrisë jugosllave i vrarë në betejën e Koshares.
Top Channel