Pushkë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Vorë

22/04/2023 10:08

Një 57-vjeçar në Vorë është arrestuar në flagrancë nga policia në Vorë, pasi në banesën e tij mbante të fshehur armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit “Rifle”, bë arrestimi në flagrancë i Xhaferr Picarit, 57 vjeç, banues në Picar, Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA