Dita e Tokës 2023 për turistët, si të ndihmoni në mbrojtjen e planetit

22/04/2023 17:24

Dita e parë e Tokës u festua më 22 Prill 1970.

Dekada pas asaj ngjarjeje të parë optimiste, Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës na kujton se “ndryshimi global i klimës ka pasur një efekt alarmues mbi Tokën dhe banorët e saj”.

Turistët që përshkojnë globin kanë ndihmuar të kontribuojnë në “streset mjedisore”. Por nuk është e nevojshme të ndaloni plotësisht udhëtimin ose të qëndroni shumë afër shtëpisë për të qenë një qytetar i mirë planetar.

Ju ende mund të bëni një turne nëpër botë dhe ende të minimizoni ndikimin në shëndetin e planetit tonë të vetëm (dhe të pambrojtur).

Disa nga mënyrat më të mira janë përdorimi i anijeve me energjinë e erës, ose anije pa karbon apo lëndë djegëse fosile.

Ecja për të vizituar vende të ndryshme është një opsion i mirë për të mos djegur lëndë fosile, duke ndotur mjedisin.

Nëse doni të bëni ski, mund të shijoni edhe ngjitjen e malit pa patur nevojën e teleferikëve.

Përdorimi i biçikletave gjithashtu është një mënyrë e mirë për t’u lidhur nga njëri qytet në tjetrin, kryesisht në vende që është pothuajse e pamundur nga automjetet. Por jo vetëm kaq, ju mund të shijoni edhe bukurinë e natyrës.

Ndonjëherë, bukuria e jashtëzakonshme e pabesueshme e Tokës dhe peizazhet e larmishme të egër mund të na shtyjnë të mendojmë për mbrojtjen më të mirë të planetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA