Ndihma me armatime e Gjermanisë për Ukrainën shkon deri tek tanket. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë kategorikisht mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.

Këtë qëndrim ai e bëri të qartë gjatë një takimi me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani. Megjithatë Pistorius shtoi se Berlini mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas avionë me të cilët mund të operojnë menjëherë.

“Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën. Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters” – dy lloje avionësh luftarakë – kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë”, tha Pistorius.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim që prej fillimit të pushtimit rus shkurtin e vitit të kaluar. Përpara disa muajsh, Gjermania i nisi vendit të përballur me një agresionin brutal tanke luftarake Leopard, të konsideruara si një ndër modelet me performancën më të mirë në botë.

Rreth 2.000 të tillë janë të shpërndarë në mesin e aleatëve në Europë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania. Sipas politikanëve gjermanë, vendi i tyre nuk është gati të furnizojë nga rezervat e saj me Tornado të vjetruar apo madje me Eurofighter, kur askush nuk është trajnuar për këtë.

Holanda dhe Britania e Madhe mund të luajnë rol në çështjen e dërgimit të avionëve luftarakë. Me ofertën për avionë luftarakë F16 të ndërtimit amerikan, apo edhe vetë SHBA, që deri më tani ka qenë e rezervuar në këtë drejtim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA