Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që qytetarët dhe turistët t’i drejtohen bregdetit të Durrësit për shëtitje ose banjo dielli.

Duke nisur që nga dita e djeshme moti në vendin tonë është përmirësuar, ndërsa temperaturat në Gjirin e Durrësit arritën 18 gradë celsius në mesditë.

Sipas sinoptikanëve, e diela do të jetë dhe dita me më shumë diell dhe temperatura më të larta në bregdet, duke afruar fillimin e sezonit turistik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA