Ferma që jep parcela me qira! Nga qyteti në fshat për të punuar tokën dhe mbjellë perime

22/04/2023 19:57

“Në Shqipëri po ndodh një fenomen i çuditshëm, ata që jetojnë në fshat duan të largohem prej tij, ndërsa ata që janë janë rritur larg zonave rurale, po vijnë në fshat kësaj here jo për të pushuar, por edhe për të punuar tokën. E kjo gjë po ndodh në Zhurje të Tiranës, ku qytetarë të ndryshëm nga Durrësi dhe Tiranë vijë për të marrë një parcelë toke me qera, për të mbjellë kultura të ndryshme bujqësore.”

Entela Spahivogli, punon si arkitekte ne Tirane, prej një viti ajo ka marë 150 metra tokë në të cilën ka mbjellë mbi 10 kultura të ndryshme bujqësore. Ajo thotë se vjen çdo fundjave për tu kujdesur për të mbjellat.

“Këtu jemi tek kastraveci, speci djegës, patëllëxhani. Kjo lindi si një nevoje që të ushqeheshe me ushqim të sigurtë apo si kënaqësi? Në momentin që ti fillon të mbjellësh nuk provon më asnjë ushqim tjetër. Pa diskutim që këtu nuk përdoret asnjë pesticid. Kjo është gjëja më e bukur që ti vjen dhe i merr këto prodhime. Kur ti provoni do të ndjeni dhe ndryshimin me produktet e tregut. Sapo bëmë një sallatë me peodukte bio.”- tha Entela Spahivogli, Arkitekte

Dy vite parë Klejdor Rustemi la punën si menaxher projektesh për të hapur një fermë që të ofron jo vetëm tokën me qira , por edhe hapësirën për piknik. Për tu marrë me të mbjellat nuk është e nevojshme të jesh bujk, pasi në këtë ferme gjen çdo gjë që nga fidanët e deri tek asistenca agrare.

“Standarti i parcelave është 150 metra katrorë, brenda kostove të një parcele janë të përfshira edhe infrastruktura. Dhe kjo kushton nga 10 mijë lekë të reja në muaj.”– tha Klejdor Rustemi

Për ata që duan tokën, një ditë në fermë është e barabartë me 10 seanca psikologu. Sepse këtu jo vetëm që mund të rrisësh prodhime bujqësore të shëndetshme, pa pesticide, por gjen edhe kënaqësinë për tu kujdesur për kafshët e vogla të fermës.

“Tani jemi në sezonin e mbjelljeve dhe sot do të mbjellim patëllxhan. I bëj thirrje të gjithëve të vijnë ta provojnë fshatin, por edhe ta shijojnë atë, përveç faktit që ushqehesh mirë, të zhvillon edhe mendjen.”- tha Klejdor Rustemi, Administrator Fermer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA