Një bos i shtëpive të barit që furnizonte Britaninë e Madhe me drogë po lufton që të mos dëbohet në Shqipëri.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, shkruan The Sun por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar.
Ai pretendon që duhet të qëndrojë në Britani, në mënyrë që familja e tij të përfitojë kujdes më të mirë shëndetësor, pasi djali i tij vuan nga autizmi.
The Sun shkruan Toni Boboshi kontrollonte një rrjet prej 6 milionë paundsh të kanabisit të kultivuar në shtëpi bari.
30 persona ishin të punësuar dhe Boboshi, 49 vjeç, përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u dënua me gjashtë vjet në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale, një gjykatë e imigracionit në Mançester dëgjoi dje.
Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në ditët në vijim. ‘Perandoria e Boboshit’, shkruan The Sun shtrihej në të gjithë veriperëndimin, Yorkshire dhe Wiltshire.
Top Channel