Njerëz që ecin me telefonat para syve, të përfshirë në botën virtuale pa qenë të vëmendshëm në realitetin ku hedhin këmbët, është kjo pamje e zakonshme që sheh  kudo prej kohësh.

Teknologjia sa afër i ka sjell njerëzit, po aq i ka larguar nga njëri tjetri.  Mjetet elektronike sa punë kanë zgjidhur më shpejt në krahasim me kohën kur nuk ekzistonin,  po aq kanë krijuar një pasiguri mbrojtje të dhënash. Të gjithë janë të vetëdijshëm për efektet e botës digjitale, por varësia ndaj saj prevalon mbi jetën reale.

“Nuk po lexojnë më njerëzit. I ke fëmijë e të rritur përpara telefonit. Janë bërë si të sëmurë, nga sytë e mendtë. Pa telefona tani nuk ka më jetë”

Në një moment përmbylljeje të një agjërimi fetar, një periudhë reflektimi shpirtëror e rezistence ushqimore, ekspertët e komunikimit shohin si zgjidhje e sugjerojnë për këdo edhe një lloj agjërimi digjital, të qëndruarit për orë të tëra larg telefonave e rrjeteve sociale. Pa Instagram, pa “Facebook”, pa “Tik Tok.”

“Mua prindërit ma kanë bërë telefonin me limit për tre orë. Më mungon shumë koha kur qëndroja më shumë. Do e kisha të vështirë në fillim, por pastaj mësohesh se nuk ke çfarë bën”.

Shkëputja nga bota virtuale duket e pamundur për të rinjtë, por të gjithë bien dakord se është e nevojshme reduktimi i orëve të shpenzuara online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA