Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, arrestohen 5 persona në Tiranë
21/04/2023 10:21
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel