Shtyllat elektrike me trungje pemësh bien në parcelën e një banori/ Me ndërhyrjen e Fiksit, OSHEE vendos shtylla të reja

21/04/2023 20:45

Gazetarët e emisionit Fiks Fare udhëtuan drejt fshatit Torovicë të Njësisë Administrative Balldre, Bashkia Lezhë.

Ylber Pjetërgjoka ka kërkuar ndihmën e emisionit, pasi prej shumë kohësh rrjeti i energjisë elektrike bashkë me shtyllat e tensionit të cilat furnizojnë disa shtëpi të këtij fshati, kanë rënë në parcelat pas shtëpisë së denoncuesit.

Denoncuesi tregon për gazetarët se para disa kohësh është ankuar pranë zyrave të OSHEE Lezhë, për rënien e shtyllave të tensionit. Ai thotë se është njoftuar drejtori, faturisti si dhe elektriçisti i zonës “ata kanë ardhur i kanë parë, por nuk është marrë asnjë masë”. Denoncuesi thotë se ka kërkuar vetëm të ngrihen shtyllat dhe telat, sepse nuk ka hapësirë të krasisë bimët që ka në terrenin që kanë rënë shtyllat.
Gazetarët bashkë me denoncuesin telefonojnë elektriçistin e zonës, i cili thotë se nga ana e tyre shtyllat janë parë.

Kanë ardhur inxhinierët e kanë parë dhe kemi dërguar kërkesë në drejtorinë Rajonale të OSHEE-së Shkodër, por nuk ka ardhur baza materiale. Kërkesa është bërë para 1 muaji dhe jemi në pritje“, pohon elektriçisti.

Gjithashtu ai tregon se në atë zonë veç investimeve private nuk ka patur asnjë investim tjetër. Baza materiale duhet të vijë për 100 shtylla, jo për 4-5 që janë në këtë lagje. Sipas elektriçistit të zonës, kërkesa është bërë për 5 shtylla dhe rregullimi i linjës do të bëhet vetëm për familjet e asaj lagjeje që ankohen.

Vetëm pak ditë pas interesimit të Fiks Fare, denoncuesi tregon se shtyllat e reja kanë mbërritur dhe rrjeti është rregulluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA