Në kërkim prej dy vitesh për shitje kanabisi, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

21/04/2023 10:39

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Elbasan, pasi mbante lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Policia e ka kapur 30 vjeçarin D. B., në Cërrik të Elbasanit, i kërkuar që prej dy vitesh.

Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në shtator të vitit 2021, u konstatua nga policia se 30 vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person, manin sasi lënde narkotike kanabisi, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Elbasan/ Vijon puna operacionale, e mbështetur nga inteligjenca informative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Mbante lëndë narkotike dhe municion luftarak, në një rast të goditur në vitin 2021, ndalohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA