Ndodh në Britani/ Braverman propozon paketën “e çuditshme” ligjore: “Seks me qira” për të mbrojtur më mirë qiramarrësit nga pronarët

21/04/2023 10:56

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, po mendon të prezantojë një ligj të ri “seks me qira” për të ndaluar qiramarrësit që të shfrytëzohen seksualisht nga pronarët e tyre të banesave.

Ligji, sipas Braverman, do të godiste sjelljen grabitqare të pronarëve që po shfrytëzojnë njerëzit e cenueshëm për seks në këmbim të qirasë pa pagesë – ose me zbritje.

Sipas ligjeve aktuale në Britaninë e Madhe një praktikë e tillë është e paligjshme dhe pronarët mund të ndiqen penalisht pasi tentativa t’u përfshirë në praktikën “seks me qira” është e dënueshme nga Ligji për Kundërvajtjet Seksuale.

Qeveria ka lëshuar një thirrje për prova, e cila do të shqyrtojë nëse këto ligje shkojnë mjaft larg, apo nëse nevojiten masa të reja.

“Është krejtësisht e papranueshme që njerëzit e pambrojtur, dhe veçanërisht gratë e reja, të shfrytëzohen në aranzhimet “seks me qira”. Ky është një abuzim me pushtetin që i vendos njerëzit në situata të dëshpëruara dhe nuk ka vend në vendin tonë”-tha Braverman duke shtuar se: “Lansimi i kësaj thirrjeje publike për prova na sjell më afër përfundimit të kësaj tendence thellësisht të dëmshme dhe mbrojtjes më të mirë të viktimave.”

“Dhe është një shembull tjetër se si kjo qeveri nuk do të ndalet në përpjekjet tona për të sjellë para drejtësisë më shumë dhunues seksualë dhe në familje”- tha ai.

Hulumtimi nga YouGov zbuloi se pothuajse një në 50 gra në Angli janë propozuar për “seks me qira” në pesë vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA