Masakër në Afrikën e Jugut, 10 anëtarë të një familje mbeten të vdekur

21/04/2023 16:04

Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje në një sulm në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut. Autoritetet lokale njoftuan se 7 femra dhe 3 meshkuj mbetën të vrarë pasi iu zu pritë në shtëpinë e tyre pranë qytetit të Pietermaritzburg mëngjesin e së premtes.

Ministri i policisë Bheki Cele tha se dy të dyshuar ishin arrestuar, njëri u qëllua për vdekje dhe një tjetër është ende në arrati. Motivi është i paqartë.

Sipas Celes, një nga viktimat e sulmit ishte një 13 vjeçar. “Është një skenë krimi, e tmerrshme. Shumë njerëz humbën këtu”- tha ndër të tjera ai.

“Ata kanë arrestuar dy persona, një është plagosur, një ka vdekur, një ka ikur dhe janë gjetur tre armë zjarri”, shtoi Bheki Cele për mediet nga vendi i të shtënave në qytezën Imbali në provincën lindore KëaZulu-Natal. Një fëmijë është dërguar në spital, raporton BBC.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë.

Ky është sulmi i dytë masiv në provincën KëaZulu-Natal këtë javë pasi 4 persona u qëlluan dhe u vranë të enjten në një shtëpi tjetër në veri të qytetit port të Durban.

Në janar, 8 persona u qëlluan për vdekje në një festë ditëlindjeje në qytetin Gqeberha në Provincën e Kepit Lindor. Ai pasoi një varg sulmesh me armë në bare vitin e kaluar, me të paktën 15 të vrarë vetëm në një të shtënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA