Mbrëmjen e djeshme një biznes në Gjorm të Kurbinit u bë objekt i një sulmi me armë. Breshëritë me kallashnikov kanë lënë gjurmë në fasadën e biznesit.
Videoja e mësipërme tregon çka ka mbetur nga breshëria e plumbave të mërkuren e datës 19 prill në Gjorm të Kurbinit, rreth orës 11:20 të darkës. Kjo ngjarje ka mbetur ende e pa zbuluar nga blutë e Lezhës, ndërkohe pronari i biznesit tregon nga ajo ç’ka ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës.
“Unë kam qenë bashkë me nënën në divan dhe rreth orës rreth 11:20 të darkës unë kam shkuar te dhoma ime ndërsa mami im iku në shtëpinë e saj se i kemi ngjitur, nuk kaloi as 10 minuta vetëm kur u dëgjua breshëri automatiku, unë mendova se ishin fishekzjarr.”- tha Fergat Tuga, pronari i biznesit.
Tuga tregon se pak minuta para se të ndodhte sulmi kamerat e sigurisë janë ndaluar dhe kanë kapur vetëm momentin kur një makinë ndalohet para portës së tyre, dhe më pas kamerat janë bllokuar duke mos filmuar momentin e sulmit.
“Nuk e di si është puna por të them të drejtën jam i tronditur, s’kam pasur kurrë në jetën time konflikte” – tha Fergat Tuga, pronari i biznesit.
Ndër të tjera ai shton që pas dëshmisë së tij nuk ka marrë asnjë sqarim nga policia e Lezhës, madje duke mos marrë as pamjet e sigurisë, e ndërsa policia reagoi mbrëmjen e djeshme pasi lajmi u bë publik në media.
“Policia ka reaguar shumë panë, ngjarja ka ndodhur para dy netësh, nuk ka dalë asnjë gjë, nuk ka ardhur më policia për të marrë kamerat e shtëpisë time, na këtu deri në Laç janë 30 biznese të gjitha kanë kamera”- tha Fergat Tuga, pronari i biznesit.
Siç mund të duket edhe nga pamjet veç fasadës së jashtme të biznesit, breshëria e plumbave ka kapur edhe një pjese të banesës. Prapa krahëve të mi duhej të ishte një xham që bënte ndarjen e shtëpisë me biznesin në katin e pare.
Ndërkaq plumbat kanë kapur edhe një pjese të dhomës së fëmijëve që fatmirësisht nuk ndodheshin në shtëpi duke shmangut një tragjedi të mundshme. I vetmi mesazh që ka është gjetja dhe kapja e autorit që mbetet ende mister për ta.
Top Channel