Kënga e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, është komentuar shumë nga publiku, si një këngë jo serioze për politikën.
Mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” u komentua se si u vendos që kjo këngë të përdorej për fushatën e PS-së, ku autorja Zefina Hasani, është shprehur se është me trendin e kohës, me “çapaçulat”.
E pyetur nga moderatori Donad Veshaj, Hasani u shpreh se kënga e fushatës së PS-së mund të jetë e ndikuar nga Luizi,
Zefina Hasani: Jemi në festë jemi tek argëtimi. Është me trendin e kohës me çapaçulat, ajo këngë e bërë nga Petrit Vullkani nis me “ta hëngsha zemren”.
Donald Veshaj: Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka teksti “ta hëngsha zemrën” tek fushata? A ka ndikuar Luizi tek kënga?
Zefina Hasani: Unë them që po ka ndikuar Luizi tek kjo këngë. Duhet të bëjmë kujdes kur i japim kontekst negativ tallavasë. Lexova shumë për tallavanë se në gjithë historikun tonë është paragjykuar, por të lexosh nuk duhet paragjykuar.
Top Channel