“Vizita e Stoltenberg në Kiev, shumë domethënëse”, analisti ushtarak: Ukraina i përket aleancës euro-atlantike

20/04/2023 16:35

Zëvendësmarshalli i forcave ajrore në pension, Sean Bell e ka cilësuar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg në Ukrainë, një vend jo anëtar i NATO-s, jashtëzakonisht domethënëse.

Për Sky News, analisti ushtarak deklaroi se: “I gjithë qëllimi i këtij udhëtimi ishte të tregohej solidariteti me Ukrainën. Vlen të kujtohet se NATO është në thelb një aleancë mbrojtëse, nuk është e përgatitur të vendosë ushtarë në terren, por kishte shumë narrativë në këtë vizitë për mbështetjen e Ukrainës dhe duke i ndihmuar ata të rindërtojnë.”

Sipas Bell, kjo ishte një provë e mëtejshme se shpresat e Putinit për të ndaluar zgjerimin e NATO-s po shkonin keq.

“Kishte ndoshta një shpresë se Ukraina do të mbetej neutrale si një “buffer zone””- tha ai, duke shtuar se: “Stoltenberg nuk mund të ishte më i qartë, Ukraina i përket aleancës euro-atlantike. Kjo ishte deklarata më e qartë që kemi parë ende për një shteg për anëtarësimin e Ukrainës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA