Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike 05/04 22:58
Raketat Patriot të prodhuara nga SHBA kanë mbërritur në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Në tetor, Uashingtoni ra dakord të furnizonte Ukrainën me sistemet e raketave tokë-ajër, të cilat mund të synojnë avionë, raketa lundrimi dhe raketa balistike me rreze më të shkurtër veprimi – që Rusia i ka përdorur për të bombarduar zonat e banuara dhe rrjetin elektrik të Ukrainës.
“Sot, qielli ynë i bukur i Ukrainës bëhet më i sigurt”- shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
Ai falënderoi SHBA-në, Gjermaninë dhe Holandën pa dhënë informacion se sa sisteme raketore ishin dorëzuar apo kur mbërritën.

Top Channel