Pamja e trishtë nga Mariupoli fiton çmimin “Fotografia e Vitit e Shtypit Botëror”, historia prekëse pas atij momenti

20/04/2023 13:43

Fotografi ukrainas, Evgeniy Maloletka ka fituar çmimin “World Press Photo of the Year” për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke transportuar një grua shtatzënë nga një maternitet në Mariupol.

Fotoja e fotografit të Associated Press e shkrepur më 9 mars të vitit 2022, ku gruaja mban dorën me dorën e majtë të përgjakur në barkun ku ndodhej fëmija ende i pa lindur zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në Ukrainë.

32-vjeçarja Iryna Kalinina ndërroi jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi lindi trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron, sipas Skynews.

“Për mua, është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha Maloletka.

“Evgeniy Maloletka kapi një nga pamjet më kuptimplota të luftës Rusi-Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe shkatërrim total të qyteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA