“Koha për të marrë një vendim”, Zelensky: NATO duhet të ftojë Ukrainën për t’u bashkuar në samitin e korrikut

20/04/2023 16:50

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se NATO duhet të ftojë Ukrainën për t’u bërë anëtare e aleancës dhe t’i japë asaj një afat kohor për anëtarësim.

Komentet e udhëheqësit ukrainas vijnë gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës në vendin e shkatërruar nga lufta.

Gjatë një konference të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në Kiev, Zelensky tha se Samiti i NATO-s në Vilnius në korrik mund të bëhet “historik” nëse ai do të merrte pjesë si përfaqësues i Ukrainës.

“Unë jam mirënjohës për ftesën për të vizituar samitin, por është gjithashtu e rëndësishme që Ukraina të marrë ftesën përkatëse”- tha Zelensky për gazetarët, duke shtuar se: “Nuk ka asnjë pengesë të vetme objektive për vendimin politik për të ftuar Ukrainën në aleancë dhe tani, kur shumica e njerëzve në vendet e NATO-s dhe shumica e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në NATO, është koha për vendimet përkatëse.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA