Berisha fushatë në Memaliaj: Rilindja ka vjedhur më shumë se të gjitha qeveritë

20/04/2023 19:50

Euforia e akuzave ndaj Edi Ramës bëri që Sali Berisha ta krahasonte qeverinë e majtë për keq edhe me vetë qeverinë e drejtuar dikur prej tij duke pranuar për herë të parë se edhe në kohën kur ai ishte në pushtet është vjedhur.

“Këta rilindasit janë sekti i vjedhjes me te madhe te qytetareve shqiptar, hajdut si këta nuk ka pas toka. Ndonjëherë mendoj për historinë tonë dhe kur vlerësoj miliardat, miliardat, miliardat e eurove dhe pasurive publike të vjedhura prej tyre, të thotë mendja se vjedhjet e tyre janë më të mëdha se vjedhjet e të gjitha qeverive te te gjitha kohërave te marra së bashku”, tha Berisha.

Qeveria miratoi sot ligjin për rritjen e pagave, por në bindjen e Berishës kryeministri Rama po mashtron sërish shqiptarët.

“Të rrisësh vitin e ardhshëm rrogën e shqiptarëve 900 euro do të thotë të rrisësh inflacionin me tre shufra, do të thotë t’i falimentosh bizneset, bankat dhe Shqipërinë për karrigen e tij është i aftë t’u thotë shqiptarëve çdo mashtrim”, tha Berisha.

Shigjetat e sulmeve i drejtoi edhe nga kandidati socialist në Bashkinë e Memaliajt, Gjolek Guci.

“Kush emëroi atë, e emëroi xhepi, vjedh qytetarët e Memaliajt dhe ia çon shefit të tij, Edi Ramës”.

Në prezantimin e kandidatit te tij Albert Malaj për Bashkinë e Mamaliaj, Sali Berisha nuk kishte në krah aleatin, por një mik të vjetër të tij, ish-kreun e komunës Lazarat, Dash Alikon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA