Kundërofensiva ukrainase tmerron forcat ruse, mbikqyrje të ashpër në zonat e pushtuara

19/04/2023 16:20

Teksa intensifikohen spekulimet se ku dhe kur mund të zhvillohet një kundërofensivë ukrainase, kryetari i një qyteti në Zaporizhzhia të pushtuar ka paralajmëruar banorët që të jenë të vetëdijshëm për një kontroll më të ashpër nga forcat ruse.

“Ushtria ruse po kryen gjithnjë e më shumë kontrolle të ashpra në rrugë. Ata gjithashtu hyjnë në apartamente. Ata janë veçanërisht të interesuar për njerëzit me pasaporta ukrainase”, që përbëjnë shumicën e banorëve, pohoi në Telegram kryebashkiaku i Enerhodar Dmytro Orlov.

Qyteti është ngjitur me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia (ZNPP) të kontrolluar nga Rusia. Vetë Orlov nuk është në Enerhodar dhe komentet e tij nuk mund të verifikohen.

Forcat ruse kontrollojnë telefonat për “kanale ukrainase, foto patriotike“, e quajnë monedhën ukrainase hryvnia një “monedhë të huaj” dhe dyshojnë të gjithë për “transaksione të paligjshme të monedhës”, shtoi Orlov.

Për më tepër, zyrtarët ukrainas dhe analistët perëndimorë kanë thënë se forcat ruse kanë forcuar mbrojtjen e tyre në rajonin e Zaporizhzhia me përdorimin e gjerë të fushave të minuara. Javën e kaluar, një minë ruse shpërtheu pranë dhomës së motorit të një reaktori në ZNPP, sipas kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës Energoatom. Orlov gjithashtu pohoi se fushat e minuara janë gjithashtu pranë Enerhodar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA