Një haker britanik u fut në grackën e Byrosë Federale të Hetimit, pasi kishte hakeruar mbi 700 kamera në internet për të spiunuar në mënyrë të fshehtë gratë në mbarë botën.
Christopher Taylor, 60 vjeç, babai i tre fëmijëve u sulmua nga FBI pasi mashtroi 772 njerëz për të hequr dorë nga kontrolli i kamerave të tyre të internetit, që të ishte në gjendje të monitoronte jetën e tyre private.
Malware i përdorur nga 60-vjeçari i dha atij akses të plotë në kamerat e internetit, duke kontrolluar viktimat e tij ndërsa studionin, praktikonin joga dhe madje kryenin marrëdhënie seksuale me partnerin e tyre, dëgjoi Gjykata e Bolton Croën.
Gjatë gjithë kohës, Taylor ishte duke parë fshehurazi nga një kompjuter portativ në shtëpinë e tij në Wigan. Në 2016, shtëpia e tij u bastis nga policia pasi u zbulua se ai përgjonte një studente në Institutin e Teknologjisë në Xhorxhia, përmes një laptopi që i përkiste asaj.
Taylor, i cili u burgos për 14 muaj, thuhet se ka grumbulloi për kënaqësitë e tij seksuale 80,000 foto dhe video midis vitit 2010 dhe 2016. Në total, u gjetën 82 imazhe të kafshëve, duke përfshirë një video të një gruaje duke bërë seks me një qen.
60-vjeçari kishte fshirë gjithashtu mijëra skedarë përpara arrestimit të tij, duke joshur viktimat me faqe interneti të rreme pornografike që kur klikoheshin, do t’i jepnin akses të plotë në laptopin e tyre, duke përfshirë edhe kamerën e tyre të internetit.
Prokurori Neil Fryman është shprehur: Shumë nga këto imazhe dhe video kapën njerëz duke ngrënë, duke punuar, të shtrirë në shtrat dhe duke bërë joga. Megjithatë, kishte edhe një sërë imazhesh që tregonin njerëz në faza të ndryshme të zhveshjes dhe të përfshirë në aktivitet seksual.
Taylor ishte deklaruar më parë fajtor për sigurimin e aksesit të paautorizuar në materialin kompjuterik si dhe posedimin e pornografisë ekstreme.
Top Channel