Pas 12 vitesh emigrim në Greqi, Sokol Hoxha u rikthye për të investuar në vendin e tij.
52 vjeçari e ka nisur fillimisht aktivitetin duke ngritur një serë me rreth 1 dynym dhe më pas e ka shtuar sipërfaqen deri në 1 hektar. Fillimi ka qenë i vështirë por edhe me ndihmën e kredive nga shteti ia ka dalë.
“Por iniciativa e Sokolit nuk është mjaftuar vetëm me serat. Në vitin 2022 ai ka aplikuar dhe ka përfituar ndihmë financiare nga AZHBR duke ngritur edhe një pikë grumbullimi të standarteve moderne”, tha Hoxha.
“Ka arritur të grumbullojë jo vetëm produktet bujqësore të serës së tij por edhe të fermerëve të tjerë të zonës. Sot kemi treg të sigurt dhe eksportojmë drejt Bosnjës, Malit të Zi e Kroacisë mesatarisht rreth 20 ton produkte bujqësore çdo ditë që janë kryesisht tranguj e domate”, shtoi fermeri.
Për Sokolin tregu sot është i sigurt, por ai kërkon ndihmën e shtetit për të mundësuar një bursë bujqësore që të vendosë një çmim të përcaktuar nga shteti, i cili të respektohet nga të gjithë fermerët.
Top Channel