Mbrëmjen e 7 shkurtit, në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, një zjarr që dyshohet se erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike, përfshiu të gjithë banesën e çiftit të moshuarve Veli dhe Fahrije Haxhija duke shkatërruar në pak minuta të gjithë mundin e tyre.

“Ishte ora nëntë. Isha duke fjetur… kur shoh flakën te koka”, thotë i moshuari.

Prej më shumë se dy muajsh, dy të moshuarit 85 dhe 80 vjeç, së bashku me djalin e tyre të sëmurë, jetojnë në një kasolle në kushte shumë të vështira.

“Na hyn shiu brenda. Ai është 85, unë jam 80 vjeçe. Flemë në tokë, nuk kemi as shtretër, asgjë. Duam shtëpi të futemi brenda”, shprehet mes lotësh pensionistja.

Bashkia Vau i Dejës i ka premtuar ndihmë por deri atëherë dy të moshuarit dhe i sëmuri do të vazhdojnë të jetojnë në këto kushte ndërsa apeli për ndihmë shkon për të gjithë qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA