Bie karburanti i SpaceX, shfaqet spiralja në qiellin e Alaskës: Nafta u kthye në akull

19/04/2023 08:53

Një fenomen i rrallë u regjistrua në qiellin e Alaskës, ku një spirale blu në formën e një galatike u shfaq për disa minuta mes dritave të veriut, të njohura ndryshe si “Aurora Borealis”.

Edhe pse pamja ngjasonte me atë një portal të hapur në skajet e largëta të universit, shkaqet e saj ishin krejtësisht tokësore. Fenomeni në fakt, u shkaktua nga derdhja e lëndës djegëse të një rakete SpaceX të lëshuar nga Kalifornia rreth tre orë më pare përpara krijimit të spirales. Në disa raste, raketat kanë karburant të tepërt që duhet të hidhet, thotë fizikanti i hapësirës Don Hampton, profesor në Institutin Gjeofizik të Universitetit të Alaskës në Fairbanks.

Kur karburanti hidhet në lartësi të mëdha, lënda djegëse shpjegon ai, kthehet në akull. “Kur kjo ndodh nën rrezet e diellit, dhe toka është e mbuluar nga errësira, mund të shihet një lloj reje e madhe, dhe në disa raste që rrotullohet”. Megjithëse nuk shihet shpesh, Hampton pohon se ka parë dukuri të tilla tre herë.

Raketa përgjegjëse për këtë episod u lëshua nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni me rreth 25 satelitë në bord. Ndërkohë, të enjten kompania e Elon Muskut përgatitet të tentojë edhe një herë të enjten lëshimin në hapësire të Starship, raketës më të madhe të krijuar ndonjëherë.

Nisja e saj ishte parashikuar të ndodhte të martën, por u shty për shkak të disa problemeve teknike të cilat po tentohen të zgjidhen në kohë rekord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA